Ndërlidhjet

Filmi kosovar në festivalin e filmit rom


Një festival i filmit rom është hapur sot në Zalcburg të Austrisë, si pjesë e një projekti evropian për ngritjen e vetëdijes në lidhje me popullatën e madhe rome që jeton në Evropë.

Të gjthë 14 filmat nga Rumania, Kosova, Serbia, Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara do të prezantohen deri të premten, për të treguar kulturën ditore të romëve, si minoritet më i gjerë në Evropë, që, sipas vlerësimeve, përbëhet nga 10 deri në 12 milionë.

Festivali, i financuar nga qyteti dhe krahina e Salcburgut, si dhe nga Bashkimit Evropian dhe Banka Botërore, është pjesë e së ashtuquajturës Dekada e Përfshirjes Rome - një projekt i BE-së, me qëllim të përmirësimit të kushteve të jetesës së romëve.

Gjatë festivalit është planifikuar të mbahen një varg koncertesh si dhe një përkujtim për 300 romët e Zalcburgut, të deportuar dhe vrarë nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Newsletter

Gjithçka që duhet të dini për temën më të diskutuar të javës jua sjellim të enjteve në tre minuta. Regjistrohuni për t'u informuar të parët!

XS
SM
MD
LG