Ndërlidhjet

Iran: Mbështetësit e Musavit mbajnë protestë


Mbështetësit e kandidatit të mposhtur për president të Iranit, Mirhosein Musavi, kanë mbajtur një protestë në Teheran pavarësisht ndalimit të ministrisë së brendshme për të bërë një gjë të tillë.

Raportet thonë se mijëra mbështetës të Musavit kanë parakaluar në drejtim të Sheshit të Revolucionit në Teheran ku Musavi pritej t’i drejtohej masës.

Agjencia e lajmeve Reuters njofton se ka pasur përleshje ndërmjet mbështesve të Musavit dhe atyre të presidentit Ahmedinexhad.

Ministria e brendshme e ka quajtur mbledhjen e sotme jolegale.

Ish-kryeministri i Iranit, reformatori Musavi ka kërkuar anulimin e zgjedhjeve, duke aluduar në paregullsi gjatë procesit zgjedhor.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG