Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Musavi bën thirrje për më shumë protesta

  • RFE /RL

Teheran
Në kryeqytetin e Iranit janë shtrënguar masat e sigurisë pas protestave të së dielës. Gjatë natës, helikopterët fluturonin mbi qytet dhe disa të shtëna u dëgjuan në pjesën veriore të Teheranit, e cila është fortesë e liderit të opozitës, Mir Hosein Musavi.

Musavi u ka bërë thirrje përkrahësve të tij që t’i vazhdojnë protestat kundër rizgjedhjes së presidentit radikal, Mahmud Ahmadinexhad.

Televizioni shtetëror njoftoi se 10 njerëz u vranë dhe mbi 100 u plagosën në protestat e së shtunës.

Muhamed Katami, aleat i Musavit dhe ish-president reformator, paralajmëroi për “pasoja të rrezikshme” nëse njerëzit pengohen t’i shprehin kërkesat e tyre në mënyrë paqësore.

Mediat shtetërore njoftuan se vajza dhe katër familjarë të ish-presidentit Hashemi Rafsanxhani ishin arrestuar, për shkak të pjesëmarrjes në protesta, por më pas ishin liruar.

Presidenti amerikan, Barak Obama, ka shprehur shqetësim për dhunën dhe “veprimet e padrejta” ndaj protestuesve në takimin me këshilltarët e tij, të cilët e informojnë për zhvillimet në Republikën Islamike.

Ahmadinexhad i akuzoi Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe për ndërhyrje në punët e Iranit, por sekretari i Jashtëm britanik, Dejvid Milliband, i hodhi poshtë akuzat, ndërsa kancelarja gjermane, Angela Merkel, i bëri thirrje Iranit që të lejojë protesta paqësore dhe t’i rinumërojë rezultatet e votimeve.

* * * * * * * * * *

Ndërkaq, ditë më parë, lideri suprem i Iranit, ka bërë thirrje për ndaljen e protestave, pasi që, sipas tij, për rezultatin e zgjedhjeve është vendosur në kutitë e votimeve dhe nuk mund të vendoset në rrugë.

Hamnei, po ashtu, ka mohuar të ketë pasur mashtrime në zgjedhjet e 12 qershorit, në të cilat, sipas autoriteteve, me shumicë votash ka fituar presidenti Mahmud Ahmadineaxhad dhe ka shtuar se liderët politikë do të përgjigjen për çfarëdolloj dhune.


Teheran
Ju lutem të prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:01:23 0:00
XS
SM
MD
LG