Ndërlidhjet

BE-ja kontrollon sigurinë e aeroplanit të rrëzuar


Drejtori i transportit në Bashkimin Evropian, Antonio Tajani, tha se specialistët për sigurinë e linjave ajrore do të vlerësojnë se a duhet t’i bashkohet linja ajrore e Jemenit listës së BE-së për siguri.

Një aeroplan i Jemenit, me 153 pasagjerë në bord, u rrëzua në Oqeanin Indian në mëngjesin e së martës, kur po përpiqej të ateronte në ishujt e Komoreve.

Komisionari për transport, Tajani, tha se kjo linjë ajrore deri më tani ka përmbushur kriteret për siguri të Bashkimit Evropian. Por, ai shtoi se ekspertët evropianë për siguri do të kontaktojnë Jemenin “për të parë se çfarë ka ndodhur dhe për të verifikuar nivelin e sigurisë” të operacioneve të tij në Evropë.

Ministri i Transportit të Francës tha se ekspertët e aviacionit francez kanë zbuluar “një varg gabimesh” gjatë inspektimit në vitin 2007 të aeroplanit të vjetër, i cili u rrëzua.
XS
SM
MD
LG