Ndërlidhjet

Tërheqja e forcave amerikane


Forcat irakiane parakalojnë në qytetin Najaf.
Forcat irakiane parakalojnë në qytetin Najaf.
Forcat e sigurisë së Irakut kanë marrë kontrollin mbi zonat urbane, duke parakaluar me tanke dhe automjete të blinduara në Bagdad. Irakianët kanë festuar tërheqjen e forcave të Shteteve të Bashkuara nga qytetet e këtij vendi, pas më shumë se 6 vjetëve të invadimit amerikan.

Tërheqja e trupave amerikane bazohet në një marrëveshje bilaterale ndërmjet Uashingtonit e Bagdadit, e cila parasheh që tërheqja e plotë e trupave amerikane nga Iraku të bëhet deri në fund të vitit 2011.

Qeveria e Irakut e ka shënuar me manifestime këtë ditë, të cilën kryeministri Nuri al-Maliki e ka shpallur “Ditë të Sovranitetit Kombëtar”.

Edhe vetë qytetarët irakianë e shohin si diçka pozitive.

“Më në fund, forcat tona mund të marrin kontrollin mbi gjërat. Tërheqja e Shteteve të Bashkuara është një hap pozitiv”, thotë Davud Davud, një qytetar irakian.

Ndërkaq, komandanti i ushtrisë amerikane në Irak tha se Irani vazhdon të mbështesë dhe të trajnojë militantët që po kryejnë sulme në Irak.

Gjenerali Rej Odierno tha se Irani mbështet militantët, kryesisht duke i furnizuar ata me mjete shpërthyese dhe bomba të sofistikuara të rrugëve.

Ushtria amerikane tha se mbështetja e Iranit për milicinë shiite në Irak mbetet kërcënimi kryesor për stabilitetin e Irakut.

Iraqis Celebrate Security Handover
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:09 0:00
XS
SM
MD
LG