Ndërlidhjet

KBU: 600-800 ujgurë janë vrarë


Lideri i ujgurëve të Kinës në ekzil tha se, në bazë të raporteve të dëshmitarëve përmes telefonit, numri i vdekjeve gjatë trazirave në Urumqi ka arritur në 800.

Sekretari i përgjithshëm i Kongresit Botëror të Ujgurëve, Dolkun Isa, tha se shumë ujgurë janë linçuar nga kinezët.

Ai tha se është shumë vështirë të konfirmohet numri i saktë i viktimave në Ksinjang, por se sipas telefonatave të zhvilluara me dëshmitarët, numri i ujgurëve të vrarë “sillet prej 600 deri në 800”.

“Në mund të themi me siguri se kanë qenë disa qindra”, tha Isa.

Qeveria e Kinës tha se nga trazirat e së dielës në Urumqi janë vrarë së paku 156 njerëz, ndërsa janë plagosur rreth 1080 të tjerë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG