Ndërlidhjet

BE: Në Ballkan mbizotërojnë forcat integruese


Ministri i Jashtëm i Suedisë, Karl Bild, vendi i të cilit kryeson presidencën e Bashkimit Evropian, ka shprehur bindjen se rajoni i Ballkanit është zhvilluar pozitivisht në aspektin e integrimit. Duke folur në Parlamentin Evropian, Bild tha se ndyshimet e tilla janë të rëndësishme për politikat e integrimit të BE-së për këtë rajon.

“Do të thoja se, për herë të parë për një kohë të gjatë, forcat e integrimit në rajonin e Ballkanit kanë filluar të jenë më të fuqishme se sa forcat e dezintegrimit. Kjo është me rëndësi kritike që ne të ruajmë shpejtësinë në politikat tona të integrimit për këtë rajon të veçantë”, tha Bild.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG