Zyrtarët afganë janë cituar të kenë thënë se në Kabul është mbajtur një takim i tensionuar mes presidentit afgan, Hamid Karzai, dhe të dërguarit amerikan, Riçard Hollbruk.
Takimi ka pasuar zgjedhjet, për të cilat disa nga kandidatët presidencialë kanë raportuar se janë përcjellë me parregullsi dhe manipulim votash.
Agjencitë e lajmeve citojnë zyrtarët të kenë thënë se Hollbruk ka ngritur shqetësimet në lidhje me raportimet për korrupsion dhe manipulim votash në zgjedhjet e 20 gushtit, në të cilat Karzai garoi për mandat të dytë.
Raportohet po ashtu se i dërguari amerikan për Afganistanin dhe Pakistanin, Riçard Hollbruk, ka kritikuar kandidatët se kanë paragjykuar rezultatin përfundimtar, duke shpallur fitoren para rezultatit zyrtar.