Ndërlidhjet

Përleshje e shpërthim në Mitrovicë


Mitrovicë (foto arkiv)
Mitrovicë (foto arkiv)
Policia e Kosovës njofton se dy incidente, përleshje dhe shpërthim, janë regjistruar gjatë natës së mbrëmshme në lagjen “Kodra e Minatorëve” në veri të Mitrovicës.

Në një njoftim për media, policia thotë se incidenti i parë i përleshjes mes dy grupeve të personave, shqiptarë dhe serbë, ka ndodhur rreth orës 19:00 dhe besohet se është nxitur nga grupi serb që ka hedhur gurë në drejtim të shtëpive shqiptare.

Si kundërpërgjigje, grupi shqiptar ka hedhur gurë në drejtim të grupit serb.

Po në këtë lagje, sipas policisë, rreth orës 22:00, janë regjistruar dy shpërthime të fuqishme.

Në njoftim thuhet se ekipet policore, të përkrahura edhe nga njësi të forcave të KFOR-it, nuk kanë arritur të përcaktojnë vendin ku janë hedhur mjetet eksploduese, ndërsa në vend të ngjarjes policia ka kontaktuar banorët e shqetësuar të kësaj lagjeje, që kanë lajmëruar për shpërthimet.

Policia njofton se mjetet eksploduese të llojit ende të paidentifikuar, të cilat nën rrethana ende të pasqaruara kanë shpërthyer, besohet të kenë qenë hedhur në një vend të hapur në lagjen "Kodra e Minatorëve", ndërkaq nuk ishte regjistruar për dëme materiale apo lëndime të personave.

Policia, e cila ka nisur hetimet, beson se shpërthimet janë të motivuara pas dy incidenteve të përleshjeve në mes të rinjve shqiptarë dhe serbë të kësaj lagjeje në dy ditët e kaluara.
XS
SM
MD
LG