Ndërlidhjet

Sejdiu, Bentler: Reduktimi i KFOR-it- gradual


Procesi i reduktimit të trupave të KFOR-it në Kosovë do të jetë i lidhur me stabilitetin dhe me ngritjen e kapaciteteve të sigurisë në vend, është thënë në një takim mes presidentit Fatmir Sejdiu dhe komandantit të ri të KFOR-it, gjeneralit gjerman Markus Bentler.

“Biseduam për proceset e reduktimit gradual që KFOR-i ka në suaza të politikave të përgjithshme të NATO-s, por gjithmonë lidhur me stabilitetin e vendit dhe me ngritjen e kapaciteteve të sigurisë në Kosovë”, ka thënë presidenti Sejdiu.

Ndërsa, gjenerali Bentler ka nënvizuar se Kosovën e presin sfida të mëdha.

Ai ka thënë se mbështetja e KFOR-it për institucionet e Kosovës, për FSK-në do të vazhdojë deri në zvogëlimin gradual të trupave të NATO-s.

“Edhe njëherë do të doja të potencoj se ne mund ta bëjmë punën tonë me më pak trupa, sepse ju, populli i këtij vendi, keni bërë një punë të madhe për të arritur aty ku jeni tani dhe kjo, kujtoj unë, është e arritura kryesore që duam ta vëmë në pah”, citohet të ketë thënë komandanti i ri i KFOR-it, gjenerali gjerman Markus Bentler.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG