Ndërlidhjet

Putin pret gjeste tjera nga SHBA



Kryeministri rus Vladimir Putin e ka mirëpritur si “pozitiv” vendimin amerikan që të pezullojë planin e mburojës raketore në Poloni dhe Çeki, por i bëri thirrje Uashingtonit që të bëjë edhe gjeste tjera për t’i përmirësuar lidhjet.

Duke folur në një forum të investitorëve në qytetin Soçi, ai tha se vendimi i presidentit të Shteteve të Bashkuara Barak Obama për të hequr dorë nga planet e paraardhësit të tij, Xhorxh Bush ishte "korrekt dhe i guximshëm".

“Vendimi i presidentit Obama që t’i anulojë planet për ndërtimin e sistemit të mbrojtjes raketore në Evropë frymëzon ide të mira. Pres që ky vendim korrekt dhe i drejtë të ndiqet nga të tjerë, përfshirë heqjen e plotë të gjitha kufizimeve për bashkëpunim me Rusinë, transferin e teknologjisë së lartë, si dhe mbështetjen e SHBA-ve që Rusia, Kazakistani dhe Bellorusia t’i bashkangjiten Organizatës Botërore të Tregtisë”, tha Putin.

Moska ka pohuar se plani për mburojën raketore ishte kërcënim serioz për sigurinë e saj. Kjo çështje u bë mosmarrëveshja kryesore në raportet SHBA-Rusi.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG