Ndërlidhjet

Rusia nuk vendos raketat afër Polonisë


Zëvendësministri rus i mbrojtjes Vladimir Popovkin tha se Rusia ka hequr dorë nga plani për vendosjen e raketave në një rajon afër Polonisë.

Popovkin ka thënë se dislokimi i raketave Iskander me rreze të shkurtër veprimi në rajonin e Kaliningradit, është i panevojshëm pas vendimit të presidentit Barak Obama, që të heqë dorë nga mburoja raketore në Evropën Lindore.

Rusia pati kundërshtuar planin e administratës së Bushit për dislokimin e 10 interceptorëve në Poloni dhe të një radari në Republikën Çeke, dhe pat kërcënuar se do kundërpërgjigjej me vendosjen e raketave Iskander në rajonin perëndimor të Detit Baltik.
XS
SM
MD
LG