Asambleja e Përgjithshme e OKB-së filloi punimet të mërkurën. Liderë të më shumë se 120 vendeve u tubuan në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ku debatin e hapi sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon. Por, ishte pjesëmarrja e presidentit të Iranit, Mahmud Ahmadinexhad, ajo që u kundërshtua nga grupe për liritë dhe të drejtat e njeriut.
Protesta kundër Ahmadinexhadit në OKB