Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka ngritur çështjen e numrit të pamjaftueshëm të gjykatësve në institucionet e drejtësisë në Kosovë.
Herold Damper, shef i sektorit për monitorimin e sistemit gjyqësor në kuadër të OSBE-së, tha se dështimi në trajtimin e këtij problemi ka pasoja negative në përmbushjen e të drejtave themelore të njeriut.
“Këshilli Gjyqësor i Kosovës duhet të emërojë një numër thelbësor të gjykatësve në të gjitha gjykatat e Kosovës. Në këtë formë garantohet e drejta për të gjithë banorët e Kosovës, që të kenë një proces të drejtë dhe të ndershëm gjyqësor”, tha Damper, duke i ftuar të gjitha institucionet, përfshirë këtu edhe Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës, që të japin mbështetjen e tyre për gjyqësinë.
Ai gjithashtu theksoi se për të mundësuar angazhimin e gjykatësve profesionistë, duhet përmirësuar dukshëm edhe ambientin dhe kushtet në të cilat punojnë ata, duke filluar nga rritja e pagave të tyre dhe nivelizimi me pjesët tjera të sektorit legjislativ dhe ekzekutiv.
Me këto konkluzione u pajtua edhe kryesuesja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Lirie Osmani, e cila vuri në dukje se mungesa e kushteve teknike, pagat e vogla dhe mungesa e legjislacionit janë arsyet kryesore që ndikojnë në efikasitetin e punonjësve të sistemit të gjyqësisë.
Sipas saj, në tre vjetët e fundit, ka lëndë nëpër gjykata që ende nuk janë marrë as në shqyrtimin e parë, për faktin se është plotësuar norma e punës së gjyqtarëve.
“Pa numrin e mjaftueshëm të gjyqtarëve nuk do të mund të kemi një gjyqësor efikas. Përveç krijimit të kushteve normale për punën e tyre, gjithashtu duhet edhe rritja, nivelizimi i të ardhurave personale me administratorët në Qeveri ose në Kuvend”.
“Të ardhurat personale vërtet janë shumë të ulëta dhe apostrofimi i përditshëm për punë jo të mirë të gjykatave, apo duke apostrofuar gjykatën se ajo është e para në korrupsion, gjë që nuk qëndron, e zvogëlon motivimin e tyre për punë”, theksoi Osmani.
Ndërkaq, edhe Ymer Huruglica, kryetar i Shoqatës së Gjyqtarëve të Kosovës, tha se nuk është bërë një planifikim i mirë i shpërndarjes së gjyqtarëve në kohën e duhur dhe kjo, sipas tij, ka shkaktuar pasoja, të cilat tash janë evidente.
“Shoqata e Gjyqtarëve, por edhe të gjithë gjyqtarët, në mënyrë të vazhdueshme, kanë bërë vërejtje përkitazi me numrin e gjyqtarëve, sepse numri i gjyqtarëve është si rezultat i gjendjes së atillë në gjyqësorin e Kosovës, ku shumë çështje presin për t’u zgjidhur”, u shpreh Huruglica.
Sidoqoftë, sistemi i drejtësisë në Kosovë ka qenë në qendër të kritikave të organizatave të ndryshme ndërkombëtare dhe vendore, të cilat kryesisht kanë ngritur çështjen e grumbullimit të lëndëve, korrupsionit dhe mungesës së efikasitetit.