Burgu Evin
5
E vdekur në detyrë. - Katër vjet më parë, Zahra Kazemi, një gazetare iraniano-kanadeze, ka vdekur sa ishte në paraburgim në Evin, pasi ajo ishte arrestuar se kishte bërë fotografi jashtë burgut. Autoritetet fillimisht kishin thënë se ajo ka vdekur pasi që ishte rrëzuar aksidentalisht, ndërkaq, mjeku, i cili më vonë kishte ikur në Kanada, tha se ajo ishte rrahur dhe dhunuar.
6
Skica të burgut. - Iraj Mesdaghi, një i burgosur politik në Iran nga 1980-a deri më 1990, ka publikuar planet e burgut Evin.
7
Esfandiari pas lirimit të saj. - Një nga të burgosurat me profil më të lartë në Evin ishte Haleh Esfandiari, studiuese iraniano-amerikane, e cila u mbajt atje nën akuzat për kërcënim sigurie dhe u lirua në gusht.
8
Akbar Ganji në grevë urie. - Një i burgosur me profil të lartë ishte edhe gazetari Akbar Ganji. Ai ka kaluar 6 vjet në burgun Evin, pasi ka shkruar artikuj në lidhje me zyrtarët e lartë për vrasjen e figurave opozitare. Më 2005-ën ai fillon grevën e urisë, për të cilën gruaja e tij kishte thënë se gati edhe e ka mbytur.