Ndërlidhjet

Gejts: Favorizon diplomacinë, jo aksion ushtarak



Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts, thotë se beson se diplomacia dhe sanksionet e reja do të kenë gjasa më të mira për ta bindur Iranin, që ta ndryshojë politikën e tij bërthamore, sesa sulmet ushtarake.

Duke folur në rrjetin televiziv, CNN, zoti Gejts tha se të gjitha opsionet mbesin në tavolinë, porse ai beson se ende ka hapësirë për ta përdorur diplomacinë me Teheranin.

Sipas tij, përdorimi i forcës ushtarake kundër Iranit, me gjasë, nuk do ta bindë regjimin e Iranit të tërhiqet nga përpjekjet e dyshuara për zhvillimin e armatimit atomik.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG