Ndërlidhjet

Irani lejon qasjen te të burgosurit amerikanë?



Zyrtarët amerikanë thanë se Irani e ka njoftuar qeverinë zviceriane, se Zvicra mund të ketë qasje te tre amerikanët, që po mbahen në paraburgim, që kur u arrestuan për hyrje ilegale në vend, në muajin korrik.

Qeveria zviceriane përfaqëson interesat amerikane në Teheran, meqë SHBA nuk ka marrëdhënie formale diplomatike me Republikën Islamike.

Lëvizja vjen dy ditë para një takimi të nivelit të lartë mes Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, që kërkojnë nga Irani të braktisë ambiciet për ndërtimin e armëve bërthamore.

Zyrtarët kanë folur në kushte anonimiteti, për shkak të ndjeshmërisë diplomatike në lidhje me këtë çështje.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG