Ndërlidhjet

Takimi në fushën e futbollit


Pamje nga ndeshja Turqi-Armeni, 14 tetor 2009.
Pamje nga ndeshja Turqi-Armeni, 14 tetor 2009.

Presidenti armen, Serzh Sarkisian, dhe ai turk, Abdullah Gyl, ndoqën për së afërmi ndeshjen Turqi-Armeni, e cila u zhvillua pak ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes historike mes dy vendeve.



Turqia mundi Armeninë në fushën e futbollit, në një ndeshje që vuri përballë dy rivalët politikë, vetëm pak ditë pasi dy vendet nënshkruan një marrëveshje historike diplomatike.

Presidenti armen, Serzh Sarkisian, dhe homologu i tij turk, Abdullah Gyl, ndoqën për së afërmi ndeshjen, e cila u mbajt në Bursa - ish-kryeqytetin perandorak otoman.

Ajo ishte kurorëzimi i një raundi të "diplomacisë së futbollit", që filloi vitin e kaluar, kur presidenti Gyl, me një vullnet të mirë, ndoqi një lojë në Armeni.

Pas muajve të diplomacisë së nxehur, fundjavën e shkuar, dy vendet ranë dakord që të vendosin marrëdhënie diplomatike dhe të hapin kufirin e tyre brenda dy muajsh.

Turku Halil Altintop shënoi me kokë në minutën e 16-të, për të pasuar Servet Çetin, i cili gjuajti topin në golin armen në minutën e 28-të, për ta bërë kështu rezultatin 2-0, një kryesim ky që u mbajt deri në fund.

* * * * * * * * * *

Ndeshja u transmetua drejtpërdrejt në të dyja vendet. Rreth 3.000 policë ishin në detyrë gjatë zhvillimit të lojës, si dhe oficerë të fshehur të sigurimit ishin ulur në mesin e shikuesve, për të parandaluar trazirat eventuale. Policia e ndërhyrjes së shpejtë qëndronte jashtë stadiumit.

Zyrtarët kishin ndaluar tifozët të këndonin slogane politike dhe i kishin ndaluar ata të shfaqin flamuj të Azerbajxhanit gjatë ndeshjes.

Korrespondenti i Radios Evropa e Lirë, Gevorg Stamboltsyan, i cili ka përcjellë lojën, pohoi të ketë parë tre flamuj të Azerbajxhanit, por të cilët kishin qëndruar shumë shkurt. Ai raportoi edhe për disa tifozë turq, jashtë stadiumit, të cilët kishin hedhur gurë dhe shishe plastike në një autobus me gazetarë armenë. Stamboltsyan e cilësoi këtë si një incident “të vogël”.

Në anën tjetër, folësi u kishte bërë thirrje tifozëve për të treguar "mikpritjen tradicionale turke" për ekipin vizitues. Ai kishte kërkuar nga ata të mos fishkëllenin gjatë këndimit të himnit kombëtar armen. Por, thirrja e tij kryesisht ishte injoruar.

* * * * * * * * * *

Presidenti i Turqisë, Abdullah Gyl, i dëshiron mirëseradhje homologut të tij armen, Serzh Sarkisian, para fillimit të ndeshjes.

Gjatë takimit në Bursa...
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:01:39 0:00
XS
SM
MD
LG