Ndërlidhjet

Revolucionet e ‘89-ës


1989
1989

Me gjithë prapaskenat politike dhe lëvizjet reformiste, deri më 8 nëntor të vitit 1989, dukej sikur Muri i Berlinit do të jetë aty përgjithmonë, por, vetëm një ditë më vonë, filloi të shembet.




Gusht, 1961 - Republika Demokratike e Gjermanisë, në bashkëpunim me Bashkimin Sovjetik, filloi ndërtimin e Murit të Berlinit. Për më shumë se 25 vjet, ky mur qëndroi i palëkundur dhe filloi të njihej edhe si Perdja e Hekurt.

Por, më 1989, të shqyerat e para të kësaj perdeje filluan të shpërfaqen. Ethet e lirisë filluan të ndjehen që në shkurt të vitit 1989.

Me gjithë prapaskenat politike dhe lëvizjet reformiste, deri më 8 nëntor të të njëjtit vit, dukej sikur muri do të jetë aty përgjithmonë, por, vetëm një ditë më vonë, filloi të shembet.

Dhjetëra mijëra njerëz filluan ta shembnin atë, pas njoftimit nga autoritetet e Gjermanisë Lindore se rregullat strikte për të udhëtuar jashtë vendit janë hequr.

Brenda pak çastesh, të shumtë ishin ata që kapërcenin nga njëra anë e murit në tjetrën, duke shënuar kështu fillimin e rënies së Perdes së Hekurt dhe bashkimin e Gjermanisë, gjë e cila u realizua vitin tjetër, më 1990.

Ishte kjo periudha e revolucioneve në bllokun komunist të Evropës Lindore, vendet e së cilës filluan te vishen me petkun e reformave demokratike.

Revolucionet e '89-ës
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:06:00 0:00
XS
SM
MD
LG