Agjencia e kundërzbulimit e Republikës së Çekisë tha se regjimi i Sadam Hyseinit ka planifikuar një sulm mbi Radion Evropa e Lirë në vitin 2000.
Shërbimi Informativ i Sigurisë i Çekisë, i njohur ndryshe si BIS, tha sot se shërbimi sekret i Irakut ka planifikuar të sulmojë selinë e Radios Evropa e Lirë në Pragë me raketa antitank RPG-7 nga dritarja e një shtëpie përballë.
BIS tha se spiunët irakianë kanë përdorur një makinë diplomatike për të kontrabanduar armët për sulmin.
Autoritetet e Çekisë kanë bërë një protestë diplomatike në vitin 2000 dhe kanë dëbuar disa diplomatë irakianë gjatë viteve të ardhshme.
Nuk është e qartë se çfarë e shtyri shërbimin informativ të Republikës së Çekisë që informatën ta bëjë publike sot.
Radio Evropa e Lirë filloi të transmetojë programe për Irakun në vitin 1998.