Ndërlidhjet

Rënia e “Stalinit modern”


Nikola Çaushesku, në kopertinën e revistës "Newsweek", në gusht të 1989-ës
Nikola Çaushesku, në kopertinën e revistës "Newsweek", në gusht të 1989-ës
Njëzet vjet më parë, në qytetin perëndimor të Timishoaras në Rumani, filloi një revoltë, e cila do të kulminonte me zhbërjen e regjimit diktatorial të udhëheqësit komunist, Nikola Çaushesku. Ai dhe bashkëshortja, Elena, u ekzekutuan vetëm disa ditë më vonë, më saktësisht më 25 dhjetor, në ditën e Krishtlindjeve.

Vetëm katër ditë më parë, më 21 dhjetor, fjalimi i Çausheskut në Timishoara ishte ndërprerë nga brohoritjet protestuese në turmë, duke nxitur kështu fillimin e përleshjeve katërditëshe midis forcave qeveritare të sigurisë, ushtrisë dhe protestuesve.

Çaushesku -- i njohur edhe si “stalinist modern” -- dhe e shoqja kanë udhëhequr me Rumaninë për 25 vjet me radhë.

Pas publikimit të lajmit për vdekjen e tyre në televizion, njerëz të shumtë kishin dalë në rrugë për të festuar dhe duke shqyer simbolin komunist nga flamuri rumun. (A.V.)

* Videoja në vazhdim përmban disa nga momentet më kryesore të këtyre ditëve thelbësore për Rumaninë.


Revolucioni në Rumani, 1989
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:02:07 0:00
XS
SM
MD
LG