Ndërlidhjet

Kuçi: PDK njeh vendimin e KZAP-it


Partia Demokratike e Kosovës, në një konferencë për media, ka bërë të ditur se ky subjekt politik njeh vendimin e Komisionit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, lidhur me shpalljen e rivotimit në tri komuna: Prizren, Gjilan dhe Lipjan.

Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, ka thënë se, sikur edhe në zgjedhjet e mëparshme, edhe pas rivotimit, PDK-ja do të jetë fituese e këtyre komunave.

Njëherësh, zyrtarë të PDK-së kanë ftuar vëzhguesit vendorë dhe ata ndërkombëtarë që t’i monitorojnë zgjedhjet nga afër.
XS
SM
MD
LG