Ndërlidhjet

Evropë: Së paku 35 të vdekur nga i ftohti


Moti i ftohtë dhe bora kanë përfshirë dhe Shtetet e Bashkuara. Fotografia paraqet pamje në Uashington.
Moti i ftohtë dhe bora kanë përfshirë dhe Shtetet e Bashkuara. Fotografia paraqet pamje në Uashington.
Së paku 35 persona kanë humbur jetën si pasojë e të ftohtit që përfshiu Evropën gjatë fundjavës.

Temperaturat kanë shënuar -20 gradë celsius, derisa trafiku rrugor, ajror, hekurudhor e detar në Evropë është zhytur në kaos si pasojë e ngricave dhe rreshjeve.

Në kryeqytetin rus, bora, që ka qenë në sasinë më të madhe në 100 vjetët e fundit, ka bllokuar trafikun në një total prej 1,700 km.

Treni Eurostar, që nga e premtja, nuk ka udhëtuar në destinacionet mes Britanisë e Francës, derisa pesë trena, me mbi 2,000 pasagjerë, mbetën të bllokuar në tunel.

Kompania ka pohuar se bora dhe moti me ngrica në Francë ishin arsyet e ndërprerjes së lidhjeve hekurudhore.

Udhëtimet me Eurostar janë ndërprerë deri të martën, derisa mbi 55,000 pasagjerë janë prekur nga kjo ndërprerje.(I.B)
XS
SM
MD
LG