Ndërlidhjet

Apel për lirimin e tre amerikanëve


Burg në Teheran
Burg në Teheran
Kanë kaluar pothuajse pesë muaj nga koha kur tre të rinj amerikanë ishin arrestuar në Teheran, pasi kishin kaluar kufirin nga Iraku.
Të afërmit e amerikanëve thonë se Sarah Shourd (31), Shane Bauer (27) dhe Josh Fattal (27) ishin në një ekspeditë, përderisa Irani i akuzon ata për spiunazh.

Ministri i Jashtëm iranian, Manuçer Motaki, ka thënë se të arrestuarit do të përballen me drejtësinë dhe do të marrin “dënimet përkatëse”. Ndërkaq, sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, i ka quajtur akuzat “totalisht të pabaza” dhe ka bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të tyre.

Amerikanët e burgosur thuhet se po trajtohen mirë.


(Videoja paraqet apelin e Nora Shourdit, nënës së Saras, bërë liderit suprem të Iranit)

XS
SM
MD
LG