Papa Benedikti XVI e ka bërë sot udhëtimin e parë jashtë Vatikanit, që nga Mesha e Krishtlindjeve, kur një grua me çrregullime mendore e kaloi barikadën në Bazilikën e Shën Pjetrit dhe e rrëzoi papën për tokë.
Papa 82 vjeçar sot u ndau ushqim të varfërve në një kuzhinë në Romë.
Bëhet e ditur se sulmuesja 25 vjeçare, Suzana Maiolo, ende ndodhet në një klinikë psikiatrike.