Ndërlidhjet

Talibanët sulmojnë Kabulin


Kabul, 18 janar 2010.
Kabul, 18 janar 2010.

Militantë të dyshuar talibanë kanë ndërmarrë sot një varg sulmesh në kryeqytetin e Afganistanit. Luftimet raportohet se ende po vazhdojnë në afërsi të Bankës Qendrore, jo shumë larg pallatit presidencial.

Raportet thonë se në zonën qendrore të kryeqytetit dëgjohen të shtëna nga armë automatike dhe shpërthime. Televizionet lokale raportuan për të paktën një shpërthim vetëvrasës me automjet bombë.

Talibanët thanë se 20 militantë të tyre, disa nga të cilët sulmues vetëvrasës, ishin përfshirë në sulmin, i cili, siç u tha, kishte në shënjestër ndërtesat qeveritare, përfshirë pallatin presidencial.

Forcat e NATO-s thanë se janë duke u asistuar forcave afgane të sigurisë për të siguruar zonën.

Presidenti Hamid Karzai tha se Afganistani përballet me kërcënime të brendshme dhe të jashtme.

"Një sulm terrorist po zhvillohet në një lokacion në Kabul afër pallatit presidencial. Ky është vetëm njëri nga kërcënimet që përballet Afganistani, vetëm njëri prej tyre. Kërcënimet tjera, me të cilat përballet vendi, janë më të rënda. Ato mund ta dëmtojnë Afganistanin edhe më shumë", tha Karzai.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme tha se të paktën katër militantë, përfshirë dy sulmues vetëvrasës që e hodhën veten në erë, janë konfirmuar të vrarë në luftimet. (V.P.)

Talibanët sulmojnë Kabulin
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:02:05 0:00
XS
SM
MD
LG