Në Irak kanë filluar votimet e hershme në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme që mbahen të dielën. Në to pritet të përfshihen afro 800 mijë persona, që nuk do të jenë në gjendje të dalin në votimet e 7 marsit. Në mesin e atyre që votojnë më herët janë edhe policët dhe ushtarët irakianë, të cilët do të jenë të angazhuar për mbrojtjen e vendvotimeve.
Në këto zgjedhje, të drejtë votimi kanë 19 milionë veta, prej gjithsejtë 28 milionë banorëve, sa vlerësohet se ka Iraku. Për 325 vende në Parlament, konkurrojnë afro 6200 kandidatë.
Këto janë zgjedhjet e dyta parlamentare që zhvillohen në Irak, që nga ndërhyrja e vitit 2003, që çoi në rrëzimin e regjimit të Sadam Huseinit.
Në ditën e parë të votimeve nuk ka munguar dhuna. Shtatë ushtarë janë vrarë nga sulmet vetëvrasëse në qendrat e votimit në Bagdad.
*************
Politikanët në Irak janë duke përdorur çdo mjet të mundshëm – nga Facebook-u, këngët për zgjedhje e deri te fushatat tradicionale – për të joshur votuesit që t’u drejtohen kutive të votimit në zgjedhjet e 7 marsit.