Ndërlidhjet

“The Hurt Locker” rrëmben 6 çmime


Kathryn Bigelow
Kathryn Bigelow
Filmi më i suksesshëm në ndarjen e çmimeve Oskar ishte “The Hurt Locker”, i regjisores Kathryn Bigelow. Filmi u shpërblye me gjashtë çmime, përfshirë edhe ato kryesoret – për fotografinë më të mirë dhe për regjinë më të mirë.

Përkundër pritjeve që filmi “Avatar” i James Cameronit do të mbledhë numrin më të madh të statujave të arta, ky film mori vetëm tri sosh.

Me marrjen e çmimit për filmin më të mirë, regjisorja Bigelow është bërë gruaja e parë në histori që ka fituar çmimin prestigjioz për regjinë. Bigelow tha se filmi u kushtohet të gjitha grave dhe burrave ushtarë, që rrezikojnë jetët e tyre në Irak, Afganistan e në mbarë botën.

Çmimin Oskar për rolin më të mirë në mesin e meshkujve e fitoi aktori Jeff Bridges për filmin “Crazy Heart”, ndërsa në mesin e femrave çmimin e mori aktorja Sandra Bullock për filmin “The Blind Side”.

Filmi “Avatar” i James Cameronit, edhe pse ishte nominuar në nëntë kategori, mori tre çmime: për kamerën, efektet vizuale dhe skenografinë.

Mbrëmjen solemne të ndarjes së çmimeve Oskar, që tradicionalisht mbahet në “Kodak Theater”, në Los Angjeles, e drejtuan komiku i njohur, Steve Martin, dhe aktori Alec Badwin.

Rreth 3,500 mysafirë ndoqën për së afërmi gala ceremoninë, ndërsa qindra miliona njerëz të tjerë përmes transmetimeve direkte televizive, që u emetuan në më shumë se 200 vende të botës.

Qëndroni me ne

XS
SM
MD
LG