Ndërlidhjet

Përmbyset Qeveria në Kirgizi

  • RFE /RL

Ndërtesa e qeverisë

Liderja opozitare në Kirgizi, Roza Otunbaeva, tha se tash ajo është kreu i asaj që ajo e përshkroi si “qeveri të përkohshme”, pas largimit të presidentit Kurmanbek Bakijev, gjatë trazirave të djeshme, nga të cilat, sipas zyrtarëve, u vranë së paku 65 vetë.

Ish-ministrja e Jashmte, Otunbaeva, që e ndihmoi presidentin Bakijev të bëhet president para pesë vjetësh, tha se planet e opozitës parashohin që ajo “ta koordinojë” qeverinë e përkohshme për gjashtë muaj, derisa të hartohet propozim-teksti i Kushtetutës së re të Kirgizisë.

Zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë të Kirgizisë thanë se është konfirmuar vdekja e së paku 65 personave, ndërsa afro 400 të tjerë janë plagosur dhe gjenden në spital nga pasojat e dhunës së djeshme, përfshirë edhe përleshjet ndërmjet policisë dhe protestuesve.

Raportohet se presidenti Bakijev është larguar nga kryeqyteti Bishkek në qytetin jugor Osh, megjithëqë duket se mbështetësit opozitarë atje e kanë marrë kontrollin ndaj objekteve qeveritare dhe të sigurisë.



XS
SM
MD
LG