“Nuk do të ketë bisedime mes Prishtinës e Beogradit përpara vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, deklaroi kryetarja e Këshillit të Politikave në Ministrinë e Jashtme të Serbisë.
Sonja Liht theksoi se “është e qartë se bisedimet janë të nevojshme” dhe "shpresoj të ketë një lloj dialogu" pas vendimit të GJND-së.
Duke iu përgjigjur kritikave të opozitës se pjesëmarrja e Serbisë në takimin e Sarajevës është një lloj njohjeje e Kosovës, Liht tha se “përfaqësuesit e Kosovës do të shoqërohen nga ata të UNMIK-ut dhe pjesëmarrësit në konferencë nuk do të paraqiten me emrat e shteteve”.
Liht shtoi se “as Bashkimi Evropian, as lojtarët e tjerë të rëndësishëm nuk duan që Kosova të mbetet përjetësisht një konflikt i ngrirë”. Më tej, ajo tha se ka mendime të ndryshme se si të dilet nga kjo situatë.
Ajo tregoi shembullin e Qipros si “një lloj zgjidhjeje” për Kosovën. Sonja Liht i bëri këto komente për mediat serbe.