Ndërlidhjet

Prishtinë: Konzorciumi franko-turk fiton kontratën e aeroportit



Autoritetet në Prishtinë thanë se konzorciumi franko-turk e ka fituar kontratën në vlerë prej 126 milionë dollarë për drejtimin e aeroportit të Prishtinës në 20 vitet e ardhshme, raportoi AP.

Sipas kontratës, parashihet që kompania "Limak-Aeroport de Lyon", gjithashtu të ndërtojë edhe një terminal të ri të udhëtarëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Aeroporti i Prishtinës ka një qarkullim prej afro 1.2 milionë udhëtarë në vit.
XS
SM
MD
LG