Ndërlidhjet

GNK: Kosova ta luftojë korrupsionin dhe të bëjë reforma



Qeveria e Kosovës, misioni EULEX dhe bashkësia e gjerë ndërkombëtare duhet të punojnë në luftimin e korrupsionit, të miratojnë reforma juridike, të pranojnë më tepër gjyqtarë dhe prokurorë dhe ta përmirësojnë trajnimin, thuhet, pos tjerash, në raportin më të ri të Grupit Ndërkombëtar të Krizave (GNK).

“Qeveria ka bërë disa ndryshime pozitive, por nuk ka treguar gatishmëri politike për krijimin e sistemit të fuqishëm dhe të pavarur të drejtësisë”, tha Marko Prelec, drejtor për Ballkanin i GNK-së në Prishtinë.

Më tutje, në raport thuhet se kur autoritetet e Serbisë u larguan nga territori në vitin 1999, ata i morën me vete dokumentet dhe pajisjet, duke lënë prapa një sistem të drejtësisë, të shkatërruar nga një histori e diskriminimit dhe lidhjeve me Sllobodan Millosheviqin.

Përmirësime janë bërë nën misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, por tranzicioni në vetëqeverisje nuk ishte i lehtë, thekson raporti dhe shton se OKB-ja ka dështuar të kultivojë shërbyes të lartë cvivilë, të nevojshëm për sigurimin e policisë dhe drejtësisë efektive.

“Pothuajse asnjëri, me të cilin folëm në terren, nuk ndjen se Qeveria aktuale e Kosovës e mbështet sundimin e ligjit”, thotë Sabine Frejzer, drejtoreshë për Evroëpën në GNK. Sipas saj, “disa mendojnë se mosgatishmëria e Qeverisë për t'u marrë me korrupsionin, tregon për armiqësinë e saj ndaj investimeve të jashtme”.

Më tutje, Sabine Frejzer thotë se edhe nëse ky është vetëm perceptim, Kosova nuk mund të presë më tepër “për të siguruar sundim të ligjit, nëse synon të ketë të ardhme të suksesshme ekonomike dhe politike”. (f.b.)
XS
SM
MD
LG