Organizatorët e Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike në Londër, 2012, kanë prezantuar maskotat e kësaj gare, Venlok dhe Mandevil, krijesa këto me një sy që ngjajnë me jashtëtokësorët.
Organizatorët e Lojërave Olimpike kanë deklaruar se presin që maskotat të jenë shumë të popullarizuara, sidomos në mesin e fëmijëve, të cilët nuk duan më “kafshë tërheqëse”, por diçka me të cilën “mund të komunikojnë”.
Drejtuesit e Lojërave po ashtu shpresojnë se maskotat do t’i frymëzojnë të rinjtë për t’u interesuar dhe për të provuar sportet olimipike.
Venlok u emërua sipas vendit anglez, Maç Venlok, në të cilin janë mbajtur gara të ngjashme me Lojërat Olimpike dhe që kanë shërbuer si fryëmzim për themeluesin e lojërave moderne, Pier de Kuberten.
Maskota Mandevil githashtu e ka marrë emrin sipas vendit anglez Stouk Mandevil, ku është themeluar lëvizja paraolimpike.