Ndërlidhjet

FMN-ja, ndihmë buxhetore për Kosovën



Republika e Kosovës ka arritur marrëveshje për ndihmë buxhetore prej 110 milionë eurosh nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka theksuar se kjo marrëveshje garanton rritje ekonomike prej 6 për qind dhe njëherësh ka thënë se ndihma nga ky fond vendos Kosovën në rrugë të sigurt për realizimin e projekteve me rëndësi nacionale.

Në anën tjetër, kryesuesi i delegacionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Jurgen Odenius, ka thënë se autoritetet e Kosovës po ndërmarrin veprime për të përmirësuar shpenzimet buxhetore, mënyrë kjo që do të sjellë qëndrueshmëri fiskale.

Dakordimet me misionin synojnë uljen e huas për vitin e ardhshëm, ka thënë Odenius, për të shtuar se buxheti i Kosovës tashmë është shumë më i ngushtë dhe më i mirë, në krahasim me vendet e tjera. Qeveria do t'i kushtëzojë shpenzimet e saj dhe kjo duhet të vazhdojë edhe gjatë vitit 2011, ka thënëi Odenius.

Pjesë e këtij programi është Ligji i punës, angazhimet e Qeverisë për veteranët e luftës, Ligji për sigurime pensionale dhe shumë aspekte të tjera, ka bërë të ditur kryeministri Thaçi.
XS
SM
MD
LG