Ndërlidhjet

Situatë e tensionuar në Kirgizi


Qyteti Osh në Kirgizi
Qyteti Osh në Kirgizi
Qeveria e përkohshme e Kirgizisë i ka bërë thirrje Rusisë për t’i dërguar ndihmë ushtarake, ndërsa të paktën 75 veta kanë humbur jetën nga shpërthimi i dhunës në qytetin jugor Osh.

Drejtuesja e qeverisë, Roza Otunbayeva, u tha gazetarëve në Bishkek se ndihma është e nevojshme “për të qetësuar situatën”. Ajo tha se ka firmosur letrën dërguar presidentit rus, Dmitri Medvedev, dhe se Kirgizia do të kërkojë ndihmë edhe nga “vendet e treta”.

Por, disa orë më vonë, Rusia ka hedhur poshtë kërkesën kirgize. Zëdhënësja e Kremlinit, Natalija Timakova, tha se situata në Kirgizi “është një konflikt i brendshëm dhe tash për tash Rusia nuk e sheh të nevojshme për të marrë pjesë në zgjidhjen e tij”.

Zyrtarët shëndetësorë, përveç numrit të viktimave, kanë njoftuar edhe për të paktën 1000 të plagosur, përderisa situata mbetet e tensionuar në gjithë rajonin jugor.

Organizata Human Rights Watch i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që t’u ndihmojë autoriteteve kirgize për ta vënë situatën nën kontroll.

Dhuna në Kirgizi
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:00:21 0:00
XS
SM
MD
LG