Ndërlidhjet

A u shpagua borxhi me anglezët?


Takimi Gjermani-Angli, 27 qershor 2010.
Takimi Gjermani-Angli, 27 qershor 2010.
“Faleminderit Zot i futbollit” titullohet shkrimi në gazetën më të madhe gjermane pas fitores së Gjermanisë kundër Anglisë, me rezultat 4:1, më i larti në 16 ndeshjet e fundit midis dy skuadrave. “Pas 44 vjetësh, goli i Uemblit më në fund u barazua. Tash, anglezët e dinë se si jemi ndjerë ne gjatë kësaj kohe”, shkruan Bild.

Shumë gazeta gjermane janë përqendruar në golin e Frenk Lampardit, i cili nuk u pranua, megjithëse xhirimet treguan se topi e kishte kaluar vijën e golit.

Po të njihej, rezultati do të barazohej 2:2. Gazetat shkruajnë se kjo është hakmarrje për incidentin e ngjashëm në finalen e Botërorit 1966, kur Gjermania ishte ajo që u dëmtua në mënyrë të njëjtë.

“Na vjen keq. Tash jemi një me një”, shkroi Die Welt.

Gazeta Bild, në faqe të parë, i ka nxjerrë fotografitë e incidenteve të vitit 1966 dhe 2010.

“Kjo ishte hakmarrje për Uemblin”, shkruan e përditshmja Berliner Kurier.

“Dyzetekatër vjet pas finales në Londër, kjo është koha kur Anglia po qan për vendimin e gabuar të referit”, shkruan gazeta e Berlinit.

Megjithatë, gazeta Bild u ka ofruar degën e ullirit futbolldashësve anglezë, të cilët 44 vjet betoheshin se goli i anglezit Geoff Hurst në vitin 1966 ishte i rregullt.

“Ne padyshim pranojmë se ky ishte gol. Juve ju plaçkitën. Por ,ju lutem, a do të pranoni tash edhe ju se goli juaj në Uembli nuk ishte gol?”, shtoi Bild.

* * *
Goli i Frenk Lampardit:






Goli i Geoff Hurstit:

XS
SM
MD
LG