Ndërlidhjet

Thaçi: Pavarësia e pakthyeshme, liria e përhershme


Kryeminstri i Kosovës, Hashim Thaçi
Kryeminstri i Kosovës, Hashim Thaçi

Kryeministri Thaçi në Institutin Amerikan për Paqe foli rreth opinionit të GJND-së dhe bisedimet Serbi-Kosovë



Kosova do ta respektojë opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe është e gatshme të përballet me sfidat që do të vijnë pas 22 korrikut.

“Jam shumë optimist se opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të drejtësisë do të jetë në përputhshmëri me realitetin e Kosovës dhe nuk do të jetë i drejtuar kundër askujt. Mirëpo, çfarëdo që të jetë vendimi i Gjykatës, pavarësia e Kosovës mbetet e pakthyeshme dhe liria e popullit tim e përhershme”
, deklaroi Thaçi.
Mirëpo, çfarëdo që të jetë vendimi i Gjykatës, pavarësia e Kosovës mbetet e pakthyeshme dhe liria e popullit tim
e përhershme...


Deklarata e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, u bë gjatë një fjalimi që ai mbajti në Uashington, në Institutin Amerikan për Paqe, vetëm dy ditë para publikimit të opinionit të GJND-së.

Kryeministri kosovar përsëriti gatishmërinë e institucioneve të Prishtinës për bisedime me Serbinë, por dhe vijat e kuqe për këto negociata.

Dua ta bëj të qartë se institucionet e Republikës së Kosovës kurrë nuk do të ulen për të diskutuar për statusin apo integritetin territorial të saj, sepse integriteti i saj është i njohur dhe i paprekshëm”, nënvizoi kryeministri Thaçi.
Dua ta bëj të qartë se institucionet e Republikës së Kosovës kurrë nuk do të ulen për të diskutuar për statusin apo integritetin territorial të saj, sepse integriteti i saj është i njohur dhe i paprekshëm.


Lidhur me bisedimet, kreu i ekzekutivit kosovar deklaroi se po e bën për herë të parë publike kornizën e agjendës së negociatave të mundshme me Beogradin.


“Duhet të vazhdojmë të bisedojmë për gjetjen e personave të zhdukur. Dialogu aktual duhet të avancohet në shenjën e rezultateve konkrete. Pastaj kthimin e refugjatëve në prona dhe në shtëpitë e tyre, kthimin e dokumentacionit nga Serbia, çështjen e kthimit të fondit pensional”.

“Po ashtu, dialogun për bashkëpunimin rajonal, si eliminimi i pengesave në lidhje me pjesëmarrjen në mekanizmat dhe iniciativat rajonale, tejkalimin e pengesave për lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë nëpër Serbi dhe anasjelltas. Gjithashtu, njohja e pasaportave dhe tabelave të veturave, vendosja e demarkacionit të kufirit. Pastaj për çështjen e ujit energjisë”,
tha Thaçi.

Ai shtoi se me gjithë gatishmërinë e Kosovës, problemi mbetet te qasja destruktive e Beogradit, e cila është e tillë jo vetëm ndaj Kosovës, por ndaj gjithë rajonit.

Në këtë kuadër ai nënvizoi faktin se Serbia nuk mund të marrë përgëzime se zbulon varreza masive, pasi në ato varreza janë krimet e kryera nga Serbia.

I pyetur rreth akuzave për krime të kryera nga UÇK-ja (Ushtira Çlirimtare e Kosovës) gjatë luftës në Kosovë, kryeministri kosovar theksoi se Prishtina ka qenë shembulli më i mirë i bashkëpunimit me drejtësinë ndërkombëtare në rajon. Ai tha se akuzat për krime lufte kanë marrë përgjigjen si nga Haga dhe nga mediat.

Por, integriteti territorial, ideja e ndryshimit të kufijve, ishte ajo që doli më shpesh nga pyetjet e pjesëmarrësve. I pyetur se a do të pranonte Kosova ndryshimin e kufijve në shkëmbim të anëtarësimit në NATO dhe në institucionet e tjera ndërkombëtare, Thaçi përsëriti sërish jo.

Sipas kryeministrit kosovar, pengesat kryesore për zhvillimin e Kosovës, vinin nga Serbia dhe grupet e trafikantëve e kontrabanduesve në veri.

Thaçi në vizitën e tij në Uashington shoqërohet dhe nga ministri i Ekonomisë e Financave, Ahmet Shala.

Delegacioni kosovar është takuar me Filip Le Houerou, zëvendëspresident për Evropën dhe Azinë Qendrore në Bankën Botërore, si dhe me kreun e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Domenique Strauss Kahn.

Gjatë kësaj vizite pritet nënshkrimi i marrëveshjes për bashkëpunim mes Kosovës dhe FMN-së.

Pasditen e së mërkurës kryeministri Thaçi do të takohet me zëvendëspresidentin amerikan Xho Bajden dhe me anëtarë të Kongresit amerikan.
XS
SM
MD
LG