Ndërlidhjet

Sanksione të reja kundër Phenianit


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, dhe shefi i Pentagonit, Robert Gejts, gjatë vizitës në Seul.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, dhe shefi i Pentagonit, Robert Gejts, gjatë vizitës në Seul.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksione të reja kundër Koresë së Veriut. Deklarata e Klintonit u bë pas takimeve të nivelit të lartë, të zhvilluara në Seul. Klinton dhe shefi i Pentagonit, Robert Gejts, po vizitojnë Korenë e Jugut në shenjë mbështetjeje për Seulin, në kohën kur janë rritur tensionet në gadishullin korean.

Klinton dhe Gejts zhvilluan një vizitë të pazakontë edhe në zonën e demilitarizuar që ndan dy Koretë.

Dy zyrtarët amerikanë do të nderojnë edhe 46 marinarët jugkoreanë që humbën jetën si pasojë e mbytjes së luftanijes së Seulit.

Hetimi ndërkombëtar tregoi se luftanija jugkoreane u mbyt nga sulmi me torpedo, prodhim verikorean.


XS
SM
MD
LG