Ndërlidhjet

Thaçi: 5 vendet e BE-së bllokojnë Kosovën


Kryeministri Hashim Thaçi
Kryeministri Hashim Thaçi
Pesë vendet evropiane, që refuzojnë ta njohin Kosovën, po veprojnë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe në mënyrë jo të drejtë po e bllokojnë shtetin më të ri në rrugën e tij kah prosperiteti, tha kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në intervistën për të përditshmen londineze Tajms.

Ai ka kërkuar nga Spanja, Rumania, Greqia, Qiproja dhe Sllovakia që ta mbështesin pavarësinë e Kosovës pa shtyrje, në mënyrë që Kosova dhe Serbia të mund t’i bashkohen BE-së.

"Ne presim unitet evropian për Kosovën", tha kryeministri i Kosovës në intervistën e parë të tij prejse Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, javën e kaluar, tha se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës, në vitin 2008, nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

“Spanja, Greqia dhe të tjerët na kanë thënë se ato po pritnin opinionin e GJND-së”, tha Hashim Thaçi dhe shtoi se “tash është ekstremisht e qartë dhe mosnjohja e Kosovës është jokorrekte dhe në mënyrë të padrejtë e vonon perspektivën tonë evropiane”.

Sipas zotit Thaçi, “ne nuk mund të presim që Serbia ta njohë Kosovën, para Spanjës dhe Greqisë”.
XS
SM
MD
LG