Ndërlidhjet

Serwer: AP e OKB-së do të mbështesë GJND-në


Daniel Serwer
Daniel Serwer

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së do të mbështet qëndrimin e GJND-së dhe do të ftojë për bisedime teknike Prishtinën e Beogradin, thotë Daniel Serwer, nga Instituti Amerikan për Paqe.


RADIO EVROPA E LIRË

Si e komentoni qëndrimin aktual të Beogradit ndaj Kosovës?

DANIEL SERWER
Më shumë së kurrë më parë, Beogradi tash domosdoshmërisht duhet të rishqyrtojë qëndrimin e deritashëm ndaj Kosovës.

Bazë e këtij qëndrimi ka qenë teza se shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës ishte jolegale. Kjo bazë është rrënuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Rrjedhimisht, ka kaluar koha e mbështetjes së këtij pozicioni, ndërsa Beogradi pikërisht këtë e dëshiron.

Në situatën e tashme duhet shtruar pyetjen: cili është tash pozicioni më i mirë i Serbisë? Nuk ka asnjë dyshim që në këtë aspekt në Serbi ekzistojnë dy rryma.

Një nga këto rryma konsideron se është e domosdoshme që sa më parë të arrihet te Bashkimi Evropian.

RADIO EVROPA E LIRË

A e shihni edhe Tadiqin në këtë grupim?

DANIEL SERWER
Thënë sinqerisht, kjo nuk është e qartë. Në betejën ndërmjet këtyre dy grupimeve, presidenti Tadiq thuajse është ndarë në dy pjesë.

Se ka dallime dëshmon insistimi i Tadiqit për të jetësuar unitet nacional ndërmjet atyre që dëshirojnë sa më parë në BE dhe atyre që përparësi i japin çështjes së Kosovës.

Është koha që ndërmjet këtyre dy opsioneve të bëhet zgjedhja.

RADIO EVROPA E LIRË
Çfarë pritni të ndodhë në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në muajin shtator?

DANIEL SERWER
Pres që Kuvendi i Përgjithshëm të përshëndesë vendimin e Gjykatës dhe se do t’u dërgojë ftesë Beogradit dhe Prishtinës që të fillojnë bisedimet për çështjet teknike.

Është koha e fundit që këto bisedime të fillojnë. Ka kohë që lufta ka mbaruar dhe dy fqinjët duhet të hapin dialogun për problemet me interes për qytetarët.
Beogradi nuk mund të bindë askë se kultivon marrëdhënie të mira fqinjësore në rajon nëse refuzon këto bisedime me Prishtinën. Këtë hap, Beogradi do ta ndërmarrë më lehtë nëse vërtet kupton se prioritet e ka Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG