Ndërlidhjet

Koncesionimi i Aeroportit


Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes për dhënien me koncesion të ANP-së
Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes për dhënien me koncesion të ANP-së

Qeveria e Kosovës nënshkroi marrëveshjen me konsorciumin “Limak-Lyon” për dhënien me koncesion të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës. Ky konsorcium deri në vitin 2012 do të bëjë investime mbi 100 milionë euro. Kjo është hera e parë që autoritetet kosovare nënshkruajnë një kontratë me një konsorcium ndërkombëtar, i cili më pas do të bëjë investime strategjike.


Qeveria e Kosovës nënshkroi të mërkurën kontratën me konzorciumin “Limak-Lyon” për dhënien me koncesion të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.

Kontrata e parë e koncesionimit në Republikën e Kosovë përfshin zgjerim dhe operim për 20 vjet të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.

Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, tha se kjo është hera e parë që autoritetet kosovare nënshkruajnë një kontratë të tillë.

Fatmir Limaj

“Ky konsorcium do të modernizojë dhe zgjerojë ANP-në duke investuar mbi 100 milionë euro në infrastrukturën e re, përfshirë këtu ndërtimin e terminalit të ri me gjerësi 25 mijë e 31 metër katrorë, kullën kontrolluese, ndërtesat e ndërlidhura, platformën e re, si dhe investime tjera”
, tha Limaj.


Ndryshe, pas ceremonisë së sotme, konsorciumi “Limak-Lion” dhe Qeveria e Kosovës do të kenë edhe 180 ditë tjera për përmbushjen e të gjitha kushteve paraprake për përmbushjen e kësaj kontrate

Ofertuesi i përzgjedhur “Limak-Lion” dhe Qeveria e Kosovës duhet të përmbushin disa kushte para se kontrata e Partneritetit Publiko-Privat të hyjë në fuqi.

Deri në fund të vitit, koncesionuesi duhet t’i transferojë punonjësit e ANP-së tek operatori i ri, të miratojë dizajnin për terminalin e ri të aeroportit dhe të bëjë përmbylljen financiare.

Konsorciumi “Limak-Lion” i ofron Qeverisë së Kosovës një mesatare prej 39,42 për qind të të ardhurave bruto në këmbim me të drejtën për koncesion.

Nga koncesionuesi është kërkuar të bëjë investime për të modernizuar dhe zgjeruar Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, duke investuar mbi 100 milionë euro në infrastrukturë të re, përfshirë edhe ndërtimin e një terminali të ri.

Gjithashtu, nga koncesionuesi kërkohet të operojë me Aeroportin duke ofruar shërbime të zgjeruara në nivel të cilësisë së lartë. Republika e Kosovës do të mbajë 100 për qind të pronësisë së pasurive të Aeroportit.

Zëvendësdrejtori i bordit konsorciumit “Limak-Lyon”, Sezaai Basakzsiz, tha se ata synojnë të rrisin numrin e udhëtarëve prej 1.5 milion në 4 milionë udhëtarë.
Ne këtu do të ndërtojmë një aeroport modern, që do të jetë një qendër ku do të zhvillohet trafiku
ajror.


“Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës do të jetë një portë që do ta lidhë Kosovën me Ballkanin dhe Evropën, ky projekt është i rëndësishëm për Republikën e Kosovës, sepse është investimi i parë në këtë vend”.

“Kjo është e rëndësishme edhe për Turqinë, sepse ndihmon që lidhjet mes dy shteteve tona të forcohen edhe më tej. Ne këtu do të ndërtojmë një aeroport modern, që do të jetë një qendër ku do të zhvillohet trafiku ajror”
, theksoi Bacaksiz.

Edhe ministri i Ekonomisë dhe Financave të Kosovës, Ahmet Shala, tha se kjo është kontrata më e rëndësishme e nënshkruar në Kosovë.

Ahmet Shala

“Ne do të vazhdojmë ta mbajmë Kosovën si vendin me taksat më të ulëta në regjion. Zotohemi para investitorëve që sot janë këtu, se do të bëjmë gjithçka që është e mundur që të gjitha pengesat burokratike, qofshin ato të licencimit, qofshin ato të lejeve, do të merren parasysh me shpejtësinë më të mundshme dhe nuk do të ketë asnjë element pengues për të inkurajuar investitorët”
, tha Shala.


Ky proces në Kosovë ishte përcjellë me interesim të madh nga ekspertët e ekonomisë, të cilët kishin dhënë mendime të ndryshime.

Disa prej tyre ishin shprehur për, e disa kundër koncesionimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.

Shumë prej tyre kishin thënë se kjo formë do të sjellë rezultate pozitive. Por, kishte dhe nga ata ekspertë që u deklaruan se nuk ka qenë koha e duhur për koncesionimin e aeroportit, për shkak të gjendjes së mirë financiare të tij.
XS
SM
MD
LG