Ndërlidhjet

Pakistan, 3.5 milionë fëmijë të rrezikuar


Pakistan
Pakistan
Kombet e Bashkuara thanë së 3.5 milionë fëmijë në Pakistan rrezikohen nga sëmundjet që shkaktohen nga uji i ndotur.

Organizata Botërore e Shëndetësisë është përgatitur të përballojë 140 mijë raste në rast të shpërthimit të kolerës. Zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara, Mauricio Xhuliano, tha se “uji dhe shëndeti” paraqesin shqetësimet më të mëdha për organizatën botërore.

Sistemi i furnizimit me ujë në Pakistan është dëmtuar rëndë nga përmbytjet. Këto të fundit kanë prekur rreth 20 milionë njerëz dhe një të pestën e territorit të vendit.

Vërshimet në Pakistan
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:01:27 0:00
XS
SM
MD
LG