Ndërlidhjet

Hamarberg: Të ndalet kthimi i detyruar i romëve


Tomas Hamarberg
Tomas Hamarberg

Komisionari i Këshillit të Evropës për të drejtat e njeriut, Tomas Hamarberg, tha se vendet e Evropës perëndimore duhet ta ndalin kthimin e detyrueshëm të romëve në Kosovë.

“Një numër i madh i romëve nga Kosova ka qenë i detyruar të ikë që të mbijetojë, gjë që ka shkaktuar humbjen dhe asgjësimin e dokumenteve të tyre”
, tha Hamarberg.

Sipas tij, për shkak të mungesës së dokumenteve, romët kanë probleme të fitojnë dokumente personale që të mund të jetojnë dhe t’i realizojnë të drejtat në vendin ku janë strehuar.

Prandaj, zoti Hamarberg është i mendimit se “shtetet do të duhej të shmangin politikën, e cila vetëm mund të përkeqësojë situatën dhe të ndalin kthimin e detyrueshëm të romëve”.

“E drejta për shtetësinë, është e drejtë themelore e njeriut, e bazuar në deklaratën universale mbi të drejtat e njeriut”,
theksoi Hamarberg, duke vlerësuar se këtë deklaratë duhet zbatuar më me vendosmëri.

XS
SM
MD
LG