Ndërlidhjet

Debati për “bisedimet e fshehta”


Qeveria e Kosovës
Qeveria e Kosovës

AAK insiston se Qeveria ka mbajtur takime të fshehta me zyrtarë të Serbisë, por pa përmendur emra. Qeveria i cilëson deklaratat si shpifje.


Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë të ditur se “së paku në tri shtete perëndimore dhe në një shtet të rajonit, përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës, prej nivelit të këshilltarëve politikë e deri te kryeministri i Qeverisë, kanë pasur takime të fshehta me përfaqësuesit e Serbisë”.

Nënkryetari i kësaj partie, Ardian Gjini, i ka bërë këto komente, gjatë një takimi me gazetarë të mërkurën, ditën kur zyrtarë të AAK-së patën thënë se do të dalin me fakte të sakta për bisedimet e fshehta që Prishtina po i zhvillon me Beogradin.

Gjini ka thënë se nuk do t’i përmendë emrat e atyre që kanë zhvilluar bisedime të këtilla, sepse, siç është shprehur, “ka premtuar se nuk do ta bëjë një gjë të këtillë”.
Ardian Gjini

“ E kemi vërtetuar shumë herë deri më tani se jemi të gatshëm t’i përballojmë çfarëdo pasoja për hir të interesit afatgjatë të Kosovës. Si AAK, edhe një herë jemi të gatshëm të paguajmë me çdo çmim politik, me të vetmin qëllim - që qytetarët e Kosovës ta dinë të vërtetën për të këqijat e njëpasnjëshme politike dhe ekonomike, të cilat lidershipi aktual i ekzekutivit edhe presidenca po i bëjnë në dëm të Kosovës dhe prapa shpinës së popullit të Kosovës”.

“AAK, sot ua bënë me dije qytetarëve të Kosovës se së paku në tri shtete të perëndimit dhe në një shtet të rajonit, përfaqësuesit e Qeverisë të nivelit, prej këshilltarëve politikë e deri te kryeministri i Kosovës, kanë pasur takime të fshehta me përfaqësuesit e Serbisë”
, ka thënë Gjini.

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka nënvizuar se çështja nuk është se a ka pasur bisedime, pasi që, sipas tij, ato janë zhvilluar, por çështja, gjithnjë sipas tij, tash duhet shtruar se përse është biseduar prapa shpinës së Kosovës dhe për çfarë temash është biseduar me Serbinë, kur askush nuk ka një mandat të tillë nga Kuvendi i Kosovës.

“Populli i Kosovë duhet me ditë se cila është agjenda, për çka po flasin, a po flasin për arsim, a po flasin për hapësira ajrore, a po flasin për njohje reciproke, apo po flasin për veriun”.

“Nëse populli i Kosovës nuk e di për çka po flasin këta njerëz të korruptuar në emër të popullit të Kosovës, populli duhet të jetë i brengosur”,
ka theksuar Gjini.

Ai gjithashtu ka përmendur Budvën (në Mal të Zi), si një nga vendet e mundshme ku, sipas tij, janë zhvilluar bisedimet sekrete.

Nga ana tjetër, deklaratave të AAK-së u është përgjigjur zëdhënësi i Qeverisë, Memli Krasniqi. Krasniqi, deklaratat e dala nga AAK-ja, i ka cilësuar si shpifje ordinere.
Ajo që ne e kemi deklaruar vazhdimisht në ditët e fundit, sot është konfirmuar edhe prej vetë atyre që i kanë lansuar ato shpifje në opinionin publik...


AAK-ja nuk ka thënë asgjë, dhe për ketë ne e kemi njoftuar opinioni publik me kohë, sepse nuk ka asgjë për të thënë. Ajo që ne e kemi deklaruar vazhdimisht në ditët e fundit, sot është konfirmuar edhe prej vetë atyre që i kanë lansuar ato shpifje në opinionin publik”.

“Ajo që unë mund të them është se kjo parti e ka për obligim t’i kërkojë falje Qeverisë së Republikës së Kosovës, por në radhë të parë qytetarëve të Kosovës për këto shpifje ordinere dhe për mbajtje në tension të opinionit publik”,
ka deklaruar Krasniqi.

Zëdhënësi Krasniqi ka ftuar AAK-në që ta pranojë se ka shpifur dhe të japë shpjegime se përse e ka bërë një gjë të tillë.

“Ajo që duhet të bëhet është që ata t’i sqarojnë arsyet e vërteta për lansimin e këtyre shpifjeve, sepse siç u pa edhe sot, normalisht që nuk mund të ketë informacione për diçka që nuk ka ndodhur asnjëherë”.

“Ne ju kemi thënë dhe ua konfirmojmë edhe një herë se nuk ka pasur kurrfarë bisedimesh sekrete dhe me Serbinë mund të ketë vetëm bashkëpunim ndërshtetëror, siç është deklaruar shumë herë nga ana e institucioneve të Kosovës, por jo bisedime apo negociata”,
ka shpjeguar Krasniqi.

XS
SM
MD
LG