Ndërlidhjet

Klinton: Do ta ndihmojmë Pakistanin


Hillari Klinton
Hillari Klinton
Kombet e Bashkuara duket se e kanë arritur synimin që t’i sigurojnë 460 milionë dollarë ndihma emergjente për viktimat nga përmbytjet në Pakistan, pasi Shtetet e Bashkuara dhe vendet tjera premtuan më shumë fonde.

Zotimet e reja u bënë në sesionin emergjent të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, pasi sekretari i përgjithshëm, Ban KI-mun, u tha delegatëve se vërshimet ishin si “një cunami i ngadaltë”.

Pas takimit, ministri i Jashtëm i Pakistanit, Shah Mahmud Kureshi, tha se atë e kanë siguruar se objektivi prej 460 milionë dollarësh do të “arrihet lehtë”.

Më herët, Kureshi paralajmëroi se dështimi për t’i ndihmuar vendit të tij në këtë orë mund të eksploatohet nga ekstremistët.

Vërshimet e shkaktuara nga monsunet kanë prekur rreth 20 milionë njerëz.

Sesioni emergjent i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për Pakistanin

Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton, tha se Shtetet e Bashkuara do ta ndihmojnë rindërtimin e Pakistanit.

“Në emër të presidentit Obama dhe popullit amerikan, dua ta theksoj vendosmërinë tonë për t’i ndihmuar Pakistanit që ta përballojë krizën dhe të rimëkëmbet nga ajo”.

“Dua që populli i Pakistanit ta dijë se gjatë kësaj krize, ne do të jemi me ju derisa lumenjtë do të ngrihen dhe bien, ne do të jemi me ju që t’i rimbjellim fushat tuaja dhe t’i riparojmë rrugët tuaja. Ne do të jemi me ju për t’i përballuar sfidat afatgjata për të ndërtuar një të ardhme më të mirë e më të ndritu
r”, tha Klinton.


Klinton tha se ndihma amerikane do të rritet edhe për 60 milionë dollarë, që të arrijë në 150 milionë dollarë.

Pakistani është aleati kyç i Shteteve të Bashkuara në luftën kundër militantëve në Afganistanin fqinj.

Sekretari britanik i Zhvillimit, Endrju Miçell, tha se Londra do ta dyfishojë kontributin e saj në afro 100 milionë dollarë.

Duke folur në emër të Bashkimit Evropian, ministri i Jashtëm i Belgjikës, Steven Vanakere, premtoi edhe 30 milionë euro shtesë, përveç 110 milionë eurove të premtuara më parë.

Kombet e Bashkuara e kanë përshkruar krizën më të rëndë në historinë e Pakistanit, si një nga katastrofat më të rënda në botë.(v.p.)
XS
SM
MD
LG