Ndërlidhjet

Harta e Evropës Juglindore është kompletuar


Guido Westerwelle
Guido Westerwelle

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Westerwelle, i bëri thirrje Serbisë që të pajtohet me pavarësinë e Kosovës.

Pavarësia e Kosovës është realitet”, tha Westerwelle në Beograd, duke u bërë thirrje liderëve serbë që ta tërheqin rezolutën kundër Kosovës, që e kanë paraqitur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork.

Në vend të rezolutës, Serbia duhet të hapë bisedime me Kosovën, tha Westerwelle, duke theksuar se “pajtimi është e vetmja mënyrë që dikush të kuptojë realitetin”.

Pajtimi mund të ketë sukses vetëm nëse ju përballeni me realitetin, dhe pavarësia e Kosovës është realitet. Harta e Evropës juglindore është kompletuar”, tha kryediplomati gjerman.

Westerwelle tha se “pas mendimit të GJND-së, të gjitha diskutimet duhet të kishin përfunduar”.

Mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë nuk është i dykuptimtë. Brukseli është vendi për zgjidhjen e çështjeve, e jo Nju-Jorku”.

Ata që duan t’i bashkëngjiten Evropës duhet të kenë politika të baraspeshuara”, theksoi Westerwelle, duke iu referuar Kosovës.

"Nga pikëpamja jonë, dikush mund të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian vetëm nëse ai synon bashkëpunimin dhe është i gatshëm t'i zgjidhë vështirësitë me fqinjët në mënyrë bashkëpunuese", tha ai.

“Na duhet dialog për çështjet praktike. Do të vijë dita kur përfaqësuesit e Bashkimin Evropian, Kosovës dhe Serbisë, do të ulen në tavolinën e njëjtë. Tash kjo ndoshta duket utopi”, shtoi ministri i Jashtëm i Gjermanisë.

Të premten, ministri Guido Westerwelle do të qëndrojë në Kosovë, në ndalesën e fundit të turneut të tij në rajon.
XS
SM
MD
LG