Ndërlidhjet

Faith: Kuvendi të miratojë ligj për të pagjeturit



Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Piter Faith, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Pagjetur, ka thënë se duhen përdorur të gjitha mjetet e nevojshme për të trajtuar paqartësitë juridike, sociale dhe emocionale të familjeve të personave të pagjetur. Ai ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës miratimin e një ligji për personat e pagjetur dhe mbështetjen për familjet e tyre.

Qeveria e Kosovës, nga ana e saj, ka thënë se Dita Ndërkombëtare e Personave të Pagjetur ka një dimension të veçantë, për faktin se Kosova akoma pret zbardhjen e fatit të shumë qytetarëve të saj.

"Ne thërrasim në ndërgjegjen e autoriteteve të shtetit të Serbisë, dhe presim nga faktorët ndërkombëtarë të ushtrojnë trysni te këto autoritete, për të ofruar të dhënat për qytetarët tanë të zhdukur gjatë luftës”, thuhet në deklaratën e Qeverisë së Kosovës.

30 Gushti është Dita Nëdrkombëtare për të Pagjeturit.
XS
SM
MD
LG