Ndërlidhjet

Në Zhillivodë kërkime për të pagjeturit



Në fshatin Zhilivodë të komunës së Vushtrrisë, kanë filluar mëngjesin e sotëm gërmimet në një lokacion të dyshuar si varrezë masive.

Prenk Gjetaj, kryetar i Komisionit qeveritar për të pagjeturit, tha për Radion Evropa e Lirë se gërmimet fillimisht do të bëhen për të përcaktuar “përbërjen gjeologjike të shtresave të dheut dhe për të përcaktuar se çfarë masash duhen ndërmarrë, për të mbrojtur potencialin njerëzor dhe teknik gjatë gërmimeve”.

Zoti Gjetaj konfirmoi se gërmimet po bëhen në praninë e një numri të madh vëzhguesish dhe ekspertësh ligjorë, vendorë e ndërkombëtarë.

Tash për tash, nuk ka asnjë informacion mbi numrin e mundshëm të trupave të pajetë që mund të gjenden në këtë varrezë dhe as për përkatësinë e tyre etnike.
XS
SM
MD
LG