Ndërlidhjet

Vazhdon gjendja e jashtëzakonshme


Pasojat e tërmetit
Pasojat e tërmetit
Ministria e Mbrojtjes Civile në Zelandën e Re ka zgjatur edhe për dy ditë gjendjen e jashtëzakonshme në qytetin Christchurch, pasi ky i fundit u godit nga një tërmet me fuqi 7.1 shkallë të Rihterit.

Tërmeti i së premtes ka dëmtuar rrugë dhe objekte të ndryshme, ndërsa linjat e përçimit të energjisë elektrike janë riparuar.

Autoritetet njoftuan se disa tërmete më të vogla janë regjistruar edhe sot.

Po sot, pjesëtarët e ushtrisë i janë bashkuar aksionit për pastrimin e dëmeve materiale, që vlerësohet se kapin vlerën prej dy miliardë dollarësh. (v.t.)


XS
SM
MD
LG