Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, do të takohet sot në Bruksel me përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Ketrin Eshton.
Temë e bisedimeve pritet të jetë harmonizimi i propozim-rezolutës së Serbisë për Kosovën në OKB.
Takimi realizohet dy ditë para debatit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Ndërkaq, ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq, ka deklaruar se Beogradi nuk planifikon tërheqjen e propozim-rezolutës për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
“Nuk planifikojmë tërheqjen e rezolutës sonë. Por, po zhvillohen bisedime dhe negociata intensive, me të gjithë faktorët ndërkombëtarë, përfshirë edhe ata nga BE-ja”, i ka thënëi Jeremiq televizionit B-92.
Edhe ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq, ka thënë se Serbia duhet të punojë për mbrojtjen e interesave territoriale të saj dhe për integrimet evropiane, pavarësisht nga epilogu i votimit të rezolutës serbe për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
“Serbia është e gatshme për kompromis, por nuk besoj se asnjë pushtet do ta pranonte kompromisin që nënkupton se me rezolutën verifikohet pavarësia e Kosovës”, ka deklaruar Daçiq, pas një bisede me homologun kroat, Tomisllav Karamarko.
Ai ka thënë se verifikimi i pavarësisë së Kosovës përmes rezolutës nuk do të ishte kompromis, por shmangie nga parimet shtetërore.